Zgjidhje të besueshme për mobiljet dhe sipërfaqet tuaja.
Në Keca Paint, ne nuk jemi vetëm një biznes – jemi një ekip profesionistësh që i japim jetë çdo projekti përmes ngjyrosjes precize, estetike dhe të qëndrueshme. E themeluar me pasion dhe përkushtim ndaj punës me dru dhe metal, kompania jonë është rritur duke ofruar zgjidhje të personalizuara për çdo klient që dëshiron cilësi të vërtetë.
Me bazë në Drobesh, Viti, dhe me kapacitete të plota për të realizuar projekte të vogla dhe të mëdha, ne jemi bërë zgjedhja e parë për klientët që kërkojnë profesionalizëm, përpikëri dhe përfundime perfekte në lyerjen e kuzhinave, dyerve, tavolinave, komodave, dollapëve dhe strukturave metalike.
Keca Paint u themelua me një vizion të thjeshtë: t’u japim jetë të re mobiljeve dhe ambienteve përreth jush, pa pasur nevojë për zëvendësim të shtrenjtë. Fillimisht nisi si një projekt i vogël – sot jemi një emër i njohur në Viti dhe më gjerë për punën e pastër, të qëndrueshme dhe të detajuar.
Të ofrojmë shërbime ngjyrosjeje të standardit të lartë që nuk i shërbejnë vetëm estetikës, por edhe jetëgjatësisë së objekteve. Çdo projekt e trajtojmë me seriozitetin që meriton, qoftë një tavolinë e thjeshtë apo një komplet kuzhine i tërë.
Na kontaktoni dhe zbuloni se si mund t’i japim jetë të re mobiljeve, kuzhinës apo çdo hapësire në shtëpinë tuaj – me përkujdesje, cilësi dhe stil.
Sepse nuk jemi thjesht lyerës – jemi rinovues të hapësirës suaj. Me kapacitet për të realizuar çdo projekt, nga më i vogli deri tek transformimet e mëdha, ekipi ynë është i përgatitur dhe fleksibil për të ofruar zgjidhje të personalizuara për çdo kërkesë.
Përdorim vetëm materiale premium dhe teknika profesionale
Respektojmë çdo afat dhe angazhim që marrim
Ekip i trajnuar, me eksperiencë dhe etikë pune
Marrëdhënie transparente dhe korrekte me çdo klient
Kontaktoni tani dhe merrni përgjigje të shpejtë nga ekipi ynë profesional.
Partneri juaj i besueshëm për zgjidhje të qëndrueshme në ngjyrosjën e mobiljëve tuaja, me përvojë shumëvjeçare në ngjyrosjën e drurit.
Ekipi ynë është i gatshëm t’ju mbështesë në çdo hap të rrugës
Partneri juaj i besueshëm për zgjidhje të qëndrueshme në ngjyrosjën e mobiljëve tuaja, me përvojë shumëvjeçare në ngjyrosjën e drurit.